Alb-News

Lajme Shqip

A ka frikë Meta nga burgu?! Ja si përgjigjet kreu i Partisë së Lirisë

Pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se edhe nëse e fusin në burg, ai do të shkatërrojë atë të cilën e quan celulë kriminale. Por së fundmi ai foli rreth këtyre deklaratave si edhe ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani.

Meta u shpreh: Dumani nuk ka formimin më elementar për profesionin që ka. Kur mbron Ahmetajn, metamorfozën pas zgjedhjeve, pse nuk veproi pas Dakos para zgjedhjeve? Kjo është drejtësia me regji. Ai thotë u lodhëm duke hetuar drejtorë që të shpëtojnë Veliajn, hetojnë ministra për të shpëtuar Ramën. Për Dvoranin kisha unë të drejtë, edhe për Dumanin kam unë të drejtë. Këta po përdoren për asgjesimin e pluralizmit. Është kthyer në vegël të Edi Ramës. Në çfarë burgu do më fus ai mua? Në burg është ai sepse nuk është i lirë, nuk është vetvetja. Ju e keni parë që ai nuk ka asnjë lloj niveli.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner