Alb-News

Lajme Shqip

Altin Çoku para gjykatës: ‘Jam i pafajshëm, ha bukë me TikTok-un!’

Altin Çoku i cili u arrestua pas vetëvrasjes së 27 vejçares Sibela Abedinit, ka dëshmuar para Gjykatës se rrjetin social Tik Tok nuk e përdor për gjëra të këqija, por ‘ha bukë me të’.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët. Nuk e përdor për gjëra të këqija, ha bukë me të si gjithë të tjerët”- u shpreh Çoku.

27 vjeçarja në fillim u raportua se kishte rënë aksidentalisht nga ballkoni , por më vonë u konfirmua se ishte nxitur nga 39 vjeçari, pas publikimit të fotos së të ndjerës me Çokun.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner