Alb-News

Lajme Shqip

Çfarë do të ndodh me ‘TikTok-un’ në Shqipëri?! Rama në zyrat e kompanisë

Pas disa rasteve të renda të përsëritura të TikTok-ut në Shqipëri, Kryeministri Rama është takuar sot me Zv.drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë TikTok.

Rama shkruan:

“Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre.”

Consent Management Platform by Real Cookie Banner