Alb-News

Lajme Shqip

Champione League/ Real Madrid dhe City dhurojnë spektakël në ‘Bernabeu’

Real Madrid dhe Manchester City janë ndarë në ‘paqe’ në një ndeshje të çmendur në ‘Bernabeu’.

3 gola nga secili ekip ishte rezultati i ndeshjes spektakolare të Champions League këtë të martë.

Në vetëm 2 minuta lojë, City kaloi në avantazh me anë të B.Silva, por në minutën e 12 dhe 14, Real përmbysi rezultatin me autogolin e Dias dhe golin e Rodrygo.

Pjesa e dytë filloi sërish me golat e City të shënuar në minutën e 66 nga Foden dhe 71 nga Gvardiol, por barazimi erdhi nga Valverde në të 79.

Për kualifikimin do të vendoset në ndeshjen e radhës në Angli.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner