Alb-News

Lajme Shqip

‘Do i jap fund jetës!’/ Strategjia e mashtruesit që i mori 1 mln dollarë shokut

Një skemë mashtrimi ka ndodhur përmes një biznesmeni i quajtur Fotaq Semi me shokun e tij I.M.,

Gjithçka nisi në vitin 2012 ku Semi i kërkoi shokut të tij një shumë prej 1 mln dollarë dhe do i’a kthente pas duke shtuar interesin.

I.M. e besoi duke marr për bazë edhe shoqërinë që kishte me të për rreth 30 vite, por u bë pre e një mashtrimi. Ai kishte rënë dakort me vëllezrit dhe miqtë e tij që ta gjenin këtë shumë dhe t’ja jepnin Semit.

Pas kësaj Semi dhe I.M. takoheshin rregullisht për kafe, por në dhjetor 2013 kur Fotaq Semi duhet të kthente paratë filloi skemën.

Ai i shkruan shokut se do i jap fund jetës me një mesazh të tillë: “Unë po i jap fund jetës. Amanet gruan time dhe dy djemtë. Puthe mbesën nga unë”.

Por kjo ishte e gjitha një skemë e përgatitur nga Fotaq Semi dhe Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për mashtrim dhe e dënoi me 10 vite burg.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner