Alb-News

Lajme Shqip

E diela pa makina në kryeqytet, ja akset që do të bllokohen nesër dhe orari

Këtë të diel (5 maj) do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites.

Akset që do të bllokohen janë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner