Alb-News

Lajme Shqip

E rendë! Nënë e bir gjenden pa shenja jete brenda në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Ilioupoli, Greqi ku një grua 60 vjeçare dhe djali isaj, 36 vjeç janë gjetur pa shenja jete brenda në banesë.

Sipas mediave greke, të dy kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri. Brenda në banesë është gjetur edhe një armë zjarri tip pushkë.

Dyshohet se trupat e pajetë kishin disa ditë aty pasi ishin banorët përreth që lajmëruan policinë pasi ndjenë erën e rëndë në atë banesë.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner