Alb-News

Lajme Shqip

EMRI/E rëndë në Shëngjin! Punëtori bie nga lartësia, humb jetën

Raportohet se mëngjesin e kësaj të enjte një punëtor ndërtimi ka humbur jetën teksa ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim në Shëngjin.

Personi i cili ka humbur jetën quhet Emiljano Frroku, 28 vjeç.

Njoftimi i policisë: “Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner