Alb-News

Lajme Shqip

EMRI/Masakroi bashkëjetuesen për xhelozi, burg të përjetshëm autorit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin, i cili masakroi bashkjetuesen e tij nga xhelozia.

Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur më datë 30.07.2022, ku në lagjen Skëndërbej, Elbasan, Ramiz Mici ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Ramiz Mici, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner