Alb-News

Lajme Shqip

EMRI/ Një 30 vjeçare humb kontaktet me familjarët, ata kërkojnë ndihmë

Një 30 vjeçare e quajtur Shkurte Ramadani, ka humbur ditën e sotme dhe vëllai i saj bën apel për ndihmë për ta gjetur.

Njoftimi i plotë i tij: “Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner