Alb-News

Lajme Shqip

Europa League/ Zhgënjen Milan dhe Liverpool, Leverkusen vijon pa pësuar humbje

Europa League – Milan ka humbur 2-1 në ndeshjen e kthimit me Romën. Në ndeshjen e parë Roma fitoi minimalisht 1-0 , duke e mbyllur me rezultatin e përgjithshëm në të dyja ndeshjet 3-1.

Atalanta surprizoi Liverpool teksa avancoi më tej pavarsisht humbjes minimale 1-0 mbrëmjen e sotme në Bergamo pasi fituan ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 në Angli.

Leverkusen vijon ecurinë pozitive pa pësuar humbje në këtë sezon teksa barazoi 1-1 me West Ham, teksa në ndeshjen e parë triumfoi 2-0.

Marseille gjithashtu siguroi kualifikimin pas goditjeve të penalltive me Benfica. Francezët fituan 1-0 ndërsa ndeshja e parë u mbyll 2-1 me fitorën e portugezëve.

Tashmë në gjysëfinale do të përballen çiftet: Roma-Leverkusen dhe Atalanta-Marseille.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner