Alb-News

Lajme Shqip

Favorizoi djalin e Tom Doshit në aksident, pezullohet nga puna shefi i Qarkullimit Rrugorë në Lezhë

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, u pezullua nga puna së fundmi pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ai akuzohet se ka favorizuar djalin e ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi, në një aksident ku ky i fundit ishte i përfshirë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ku në autostradën Lezhë-Laç, djali i ish deputetit është përplasur me një automjet tjetër ku udhëtonin një çift.

Sipas hetimeve rezulton se djali i Tom Doshit ishte fajtor por u favorizua nga Shefi i Qarkullimit Rrugor dhe u la që të largohet me automjetin e tij.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner