Alb-News

Lajme Shqip

Flet gazetarja Ambrozia Meta për incidentin me Ramën!/ Nuk e prisja …

Ambrozia Meta, gazetarja e Syri TV u përball dy ditë më parë me një cënim fizik nga kryeministri Rama, si pasojë sepse këtij të fundit nuk i pëlqyen pyetjet e saj në lidhje me planet e tij për t’i dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump.

Ky incident shkaktoi jehonë në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur solidaritet me gazetaren Ambrozia Meta, dhe ndërkohë dënuan gjestin jo etik të kryeministrit Rama.

E ftuar në ‘Çim Peka Live’ Meta u shpreh se nuk e priste një akt të tillë nga kryeministri, dhe ishte e papregatitur për këtë përballje.

Tregon Ambrozia Meta:

“Pikërisht se kisha pasur këto lloj përplasjesh në vijimsi, nuk e prisja që kryeministri të shkonte drejt atij akti duke pasur parasysh marrëdhënien që ne kemi me njëri-tjetrin, një marrëdhënie që ka qënë gjithmonë e tensionuar. Rama ka reaguar në një mënyrë ofenduese, provokuese në të gjitha rastet ku unë e kam pyetur duke tentuar gjithmonë që unë të merrem me të personalisht me të dhe të mos vazhdoj të merrem me pyetjet e tjera dhe unë prandaj u gjendja e papregatitur, nuk e prisja” tha Meta.Ajo u shpreh se mospritja e këtij gjesti të kryeministrit vjen nga fakti se marrëdhënia e tyre nuk i kalon kornizat e kamerave, duke hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit se ishte një prekje miqësore.

“Kam një marrëdhënie që nis nga momenti kur ndizen kamerat dhe përfundon në momentin kur fiken kamerat. Nuk kam asnjë lloj kofidence me kryeministrin që ai të mund të me drejtohej në atë lloj forme në justikikimet që përdori më pas ku e cilësoi si prekje miqësore. Ajo që kam ndjerë në ato momente, dhe prandaj kam reaguar instiktivisht, ka qënë një veprim dukshëm i ulët, me tendencën për të poshtëruar dhe denigruar”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner