Alb-News

Lajme Shqip

Italiani bie në dashuri me ‘Dua Lipën’ në rrjetet sociale, i dërgon 5 mijë euro pastaj zhduket

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali së fundmi pasi një italian i quajtur Gianfranco Bonzi u dashurua në rrjetet sociale me një vajzë që mbante emrin e Dua Lipës dhe fotot e këngëtares.

Në një moment sipas mediave italiane, ‘Dua Lipa’ i ka kërkuar 5 mijë euro atij nëpërmjet llogarisë bankare dhe Gianfranco ia ka nis.

Pas marrjes së parave Dua Lipa fallco nuk ka patur më arsye pse të fliste me italianin i cili pas refuzimit u zhduk.

Në emisionin “Kush e ka parë”, gazetari ka pyetur vajzën që është pas emrit të Dua Lipës se çfarë ka ndodhur me Bonzin, por ajo u shpreh se nuk dinte asgjë, në një italishte jo përfekte.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner