Alb-News

Lajme Shqip

Kryemadhi ironizon SPAK-un: Nga telefoni sekuestruar do të gjejnë dashuritë e mia me Ramën

Monika Kryemadhi këtë të enjte ka qënë e ftuar në Opinon të Blendi Fefziut teksa është pyetur nga ky i fundit se çfarë do të dalë nga telefoni i sekuestruar.

Kryemadhi iu përgjigj me ironi: “Nga telefoni i sekuestruar do të dalin dashuritë e mia me Edi Ramën”.

Gjithashtu më tej Kryemadhi foli edhe për deklaratat e fundit të Metës për nepotizmin teksa u shpreh: “Nepotizmi i ka zanafillat që në kohën e Partisë Socialiste. E bëri Edi Rama që të mos isha unë me Metën”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner