Alb-News

Lajme Shqip

Kush pritet ta zëvëndësojë Erdogan?! /Mediat gjermane e zbulojnë

Lideri turk Rexhep Taip Erdogan deri në vitin 2028 kur edhe i mbaron mandati i tij si President do të jetë në Politikë.

Po kush pritet ta zëvëndësojë atë?!

Mediat gjermane RND dhe Deutche Welle kanë bërë një analizë dhe kanë dalë në përfundim se pasuesi i Erdogan pritet të jetë një i familjes së tij.

Sipas mediave bëhet fjalë për Selcuk Bayraktar, president i kompanisë që operon në industrinë e mbrojtjes, ‘Baykar’, i cili është dhëndri i Presidentit Erdogan.

“Vëzhguesit në Ankara janë të kujdesshëm kur trajtojnë çështjen nëse presidenti i Turqisë ka ndërmend ose jo të largohet. Erdogan sundon në një mënyrë autoritare dhe nuk do ta lërë në diskrecionin e partisë së tij që të zgjedhë pasardhësin, por do ta zgjedhë atë vetë”,- shkruajnë mediat gjermane.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner