Alb-News

Lajme Shqip

Lionel Messi frymëzon edhe përmes një filmi, ‘Si kapen mundësitë’

Pak ditë më parë u publikua një film i ri për futbollistin e njohur ndërkombëtarisht, Lionel Messi, i cili përpiqet t’i frymëzojë të gjithë, të kapërcejnë kufijtë dhe të kapë mundësitë, duke kthyer çdo sfidë në hapa drejt suksesit.

Filmi është një dëshmi e vlerave themelore për të cilat kujdeset shumë “Bitget”, sponsori i shkëmbimit të kriptove. Filmi tregon vendosmërinë e Messit që në fëmijëri, duke kapërcyer vështirësitë për t’u bërë GOAT, me progres të vazhdueshëm dhe fokus të bazuar në arritjen e qëllimeve të tij.

Gracy Chen, CEO i “Bitget”, tha: “Si historia e Messit, edhe rritja e ‘Bitget’ shërbejnë si një kujtesë se madhështia nuk arrihet brenda një nate, por përmes vendosmërisë së vazhdueshme që një individë tregon. Ndërsa vazhdojmë fushatën #MakeItCount më 2024, ne përpiqemi të frymëzojmë individë si në industrinë e futbollit, të kriptomonedhave dhe sektorë të tjerë, për të ndjekur madhështinë, pasi asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe për t’u arritur. Së bashku me Messin, ne jemi të kënaqur të sjellim kriptomonedhën në një skenë më të madhe globale dhe të nxisim adoptimin masiv të teknologjisë së kriptove dhe blockchain”. Bitget nisi te bashkëpunoi me Lionel Messin në tetor 2022, duke u bërë partneri i vetëm i futbollistit legjendar argjentinas për shkëmbimin e kriptomonedhave.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner