Alb-News

Lajme Shqip

‘Më hiqte mallin për djalin…’/ Flet gjyshja që rrëmbeu nipin 3 vjeçar pas dorëzimit

Së fundmi ka fol gjyshja e cila rrëmbeu nipin e saj 3 vjeçar së bashku me bashkëshortin e saj.

Ajo shprehet: “Vendosëm së bashku me Rexhepin ta merrnim nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është i djalit tonë. E kam fëmijën e djalit, nuk i bëj keq.

Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. Nuk kam bërë krim. Na zëvendëson djalin që na vdiq në aksident. Nusja nuk na e jepte ndaj e mora dhe ika tek të afërmit e mi.

Kur nusja e solli të shtunën që shkoi e mora dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar të Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit, ku qëndruam për një natë tjetër aty.

Ditën e tretë shkova te kushërira ime në Kukës. Më pas, pash në lajme që policia po kontrollonte në Kukës e Has dhe kam shkuar në Tiranë, ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner