Alb-News

Lajme Shqip

Me lot në sy Gazi tregon pse nuk flet më me motrat e tij

Gazmend Ukjashi ish-Banor i BBV3 ka qënë i ftuar së fundmi në ‘Se Luan Topi’ ku edhe ka treguar se me motrat që dikur i ka pasur pika të dobëta, sot nuk ka më të njëjtën marrëdhënie.

Rrëfimi i Gazit: “Motrat e mia ishin pikat e mia të dobëta, i kam ndihmuar shumë. Unë e kam pasur dashurinë maksimum për to, ardhja e Suelës në shtëpi theu ca gjëra. Gjithmonë kam dashur ta analizoj, duke qenë të mësuara që gjatë gjithë jetës që kam ato si dashuri, nuk e kuptuan dashurinë time për Suelën.

Ky ishte momenti që ndjeva një lloj kështu. Ato ishin dakord, por pasi e vunë re që unë e doja shumë Suelën, nuk ishin mësuar me këtë vëlla kështu. Ia kam shpjeguar por nuk e kanë kuptuar që bashkëshortja është personi më i rëndësishëm i jetës. Kanë zgjedhur të ishin pak më të ftohta me mua, nuk jemi si dikur.Është një marrëdhënie e ftohtë, jo si do doja unë të ishte. Kam qenë si baba për to, por e respektoj vendimin e tyre.

Motra e madhe është drejtoreshë kolegji në Amerikë, është një nga njerëzit rekord në botë për shkollë.

Kur më iku nona erdhi, u takuam, folëm. Nuk kemi ngrohtësinë e një vëllai dhe një motre, nuk është se kemi ndonjë problem me njëri-tjetrin, por nuk është dashuria siç e kemi pasur”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner