Alb-News

Lajme Shqip

Megi Pojani rrëfen si më ngacmoi pronari i televizionit të njohur

Megi Pojani ka treguar së fundmi se si pronari i një televizioni të njohur e ka ngacmuar.

Megi u shpreh: “Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në IG pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra. Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thash faleminderit dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim. Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thash pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë. Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt…”

Consent Management Platform by Real Cookie Banner