Alb-News

Lajme Shqip

Misteri për Kate Middleton merr fund!/ “Unë kam …”

Për një kohë të gjatë diskutohej se përse Kate Middleton nuk po shfaqej askund. Por kjo mori fund pasi Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe aktualisht po i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi. Lajmin e ka bërë me dije vetë 42-vjeçarja, e cila doli vetë me zë dhe figurë duke treguar shkakun se përse iu nënshtrua operacionit abdominal në fillim të janarit të këtij viti në një klinikë në Londër.

“Operacioni shkoi me sukses. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kisha kancer. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohesha një terapie kimioterapie dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi. Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, ndaj William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar vetë lajmin dhe për menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re,”-tha në fjalën e saj, Kate Middleton.

Princesha nuk ka treguar se me çfarë lloj kanceri po lufton, por më në fund iu përgjigj publikisht të gjitha pikëpyetjeve që ishin ngritur për sëmundjen e saj dhe për gjendjen e saj shëndetësore. Lajmi për diagnozën e saj pason javë të tëra spekulimesh të shfrenuara për shëndetin e Princeshës së Uellsit pasi detajet e operacionit të saj fillimisht u mbajtën të fshehura në fshehtësi. Madje spekulimet arritën deri aty saqë kishte edhe nga ata që mendonin se Princesha e Uellsit kishte ndërruar jetë, por lajmi mbahej i fshehtë nga familja mbretërore.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner