Alb-News

Lajme Shqip

‘Na prenë rrugën…’/ Shokët e Aurelio Dërvishit japin detaje nga ngjarja e rëndë

18 vjeçari, Aurelio Dërvishi humbi jetën pak ditë më parë në Tiranë pas një konflikti.

Shokët e 18 vjeçarit kanë folur në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ ku u shprehen: “Frensis gjatë përleshjes nxiti 15-vjeçarin të godiste me thikë. Kemi qenë tre djem, vajzat u trembën dhe nisën të qanin. Thika ka qenë me hapje, tip biçak, por ka qenë e madhe rreth 5 gishta. Ata na u afruan tek xhami. Erdhën paralel me ne dhe na ndërprenë rrugën. Besojmë se ngjarja ka qenë e organizuar sepse ata kanë ardhur me mjete të forta, kishin një thikë dhe një hekur në dorë. Ka qenë duke i rënë Marios”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner