Alb-News

Lajme Shqip

‘Nuk kishte probleme të shëndetit mendor!…’/ Flet mjeku psikiatër për Alma Arrazin

Mjeku neuro-psikiatër dhe shef i shërbimi të psikiatrisë komunitare në Shkodër, Gjon Preçi u shpreh se Alma Arrazi nuk rezulton që të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Ai u shpreh se vizita e fundit e 39 vjeçares së ndjerë ka qenë para dy vitesh kur ajo ka marrë shërbim mjekësor për çrregullim të humorit dhe për ankth.

Më tej Preçi shton se mjekimi që ka marrë e ndjera nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike, prandaj ajo nuk është regjistruar si paciente për t’u trajtuar.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner