Alb-News

Lajme Shqip

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e martë 27 shkurt

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti ditën e sotme, e martë 27 shkurt do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Ndërsa era do të fryjë me drejtim nga jugu me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-15m/sek, shoqëruar dallgëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore 4 deri 17°C, në zonat e ulëta 5 deri 22°C, në zonat bregdetare 7 deri 22°C.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner