Alb-News

Lajme Shqip

Pas një ore përpjekje, nxirret i gjallë nga makina e shkatërruar 30 vjecari në Durrës

Nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës zjarrfikësit janë përpjekur për rreth një orë për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç, nga makina e shkatërruar.

Ata e kanë nxjerrë të gjallë 30 vjeçarin i cili humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtyllë në një karburant tek ‘Ura e Dajlanit’. Së bashku me 30 vjeçarin ishin dhe tre të tjerë të cilët u dërguan në spital për mjekim.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner