Alb-News

Lajme Shqip

Qëllohet me armë drejt një automjeti në Shkodër, plagoset një person

Këtë pasdite në Shkodër është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku si pasojë ka mbetur një i plagosur.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip “Citroen” me targa “AB115BA”. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi, Selami Brahimi, i cili është transportuar në drejtim të spitalit jashtë rrezikut për jetën.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner