Alb-News

Lajme Shqip

Real Madrid ekipi i finaleve, ‘përmbys’ Bayernin në një sfidë dramatike

Real Madrid ka mposhtur 2-1 Bayern Munich në sfidën e kthimit në Champions League duke kaluar në finalen e madhe më 1 qershor.

Ndeshja e parë në Gjermani u mbyll me shifrat 2-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm të 180 minuta loje, madrilenët triumfuan 4-3.

Bavarezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 68′ me Davies, por Joselu përmbysi ndeshjen me dy golat e tij në minutën e 88′ dhe 90+1.

Tashmë Real Madrid synon trofeun e 15 por fillimisht duhet të ‘tregojë dhëmbët’ me Borusia Dortmund në finalen e 1 qershorit.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner