Alb-News

Lajme Shqip

Reshje shiu dhe shtërngata! Parashikimi i motit për gjithë javën

Parashikimi i motit për javën (6-10 maj 2024)

Në ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet kryesisht I kthjellët e vranësira kalimtare, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore ku do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Ndërsa dita e mërkurë por kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti për këto ditë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë të izoluar këto reshje në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner