Alb-News

Lajme Shqip

Rikthehet pas 22 vitesh në Premier League, tifozët ‘pushtojnë’ fushën

Me fitoren 2-0 kundër Huddersfield, Ipswich Town ngjitet automatikisht në Premier League për sezonin 2024-2025.

Ipswich i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen e fundit të Championship, por ata e bënë më të lehtë dhe fituan duke mbajtur vendin e dytë pas Leicester por që i ngjiti ata në Premier Ligën angleze.

Rikthimi në ligën më të lartë angleze vjen pas 22 vitesh për Ipswich, gjë kjo e cila bëri tifozët që të festonin si të ‘çmendur’ duke ‘pushtuar’ fushën pas fërshëllimës së fundit të arbitrit./Alb-News

Consent Management Platform by Real Cookie Banner