Alb-News

Lajme Shqip

Studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit dhe më pas e hedh në kosh

Mësohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Universitetin e Tampas ku një studente 19-vjeçe lindi një foshnjë e në tualetet e konviktit dhe më pas e braktisi duke e lën në koshat e mbeturinave.

E reja u shpreh se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls. Ndërkohë 19-vjeçarja deklaroi se foshnja në sekondat e parë të lindjes ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar.

Gjithashtu ajo shtoi se e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë. Por pasi ishte zgjuar kishte parë se foshnja nuk kishte më puls dhe më pas ajo e ka hedhur në kosh.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner