Alb-News

Lajme Shqip

Tronditëse në Lushnjë, vëllai godet vëllanë me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qukas i Vjetër në Lushnjë ku Nazif Musaj 57 vjeç dhe Hazis Musaj, 70 vjeç janë konfliktuar me njëri tjetrin këtë mëngjes.

Mësohet konfliktet ishin për motive pronësie, dhe Hazisi ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, Nazifin.

Pas kësaj Nazifi nxori një armë zjarri, pistoletë dhe iu sul të vëllait që e qëlloi me sëpatë duke e plagosur.

Mësohet se Hazisi është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner