Alb-News

Lajme Shqip

‘Vajzën e dua të prehet në Durrës, fëmijët le ti mbajnë!…’/ Flet babai i Alma Arrazit

Për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me fëmijët ka bërë të flas dhe babai i saj i cili u shpreh se e do vajzën që të varroset në Durrës pranë nënës së saj.

Deklarata e plotë: “Unë do këmbëngul deri në fund që vajzën time, se dëgjova dhe deklaratën e kunatit të Almës që tha se kemi bërë katër arkivole, fëmijët e vet t’i mbajnë, ndërsa vajzën do e marr dhe do e varros në Durrës afër nënës së saj.

Ajo s’ka njeri në Shkodër, se një burrë pati. Nuk dua ta dëgjoj më atë fjalë Shkodër, se ajo Shkodër i hëngri kokën vajzës time.

I lutem shtetit që me këtë hall që kemi ne, dua që të na ndihmojnë që ta sjellim fëmijën këtu e ta varrosim në Durrës”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner