Alb-News

Lajme Shqip

Xhaka shënon një ‘perlë’ dhe Leverkuseni i tij shpallet për herë të parë në histori kampion në Bundesligë

Leverkusen ka zhvilluar një sezon fantastik pasi nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet zyrtare, në kampionat, kupë dhe Europa League.

Me fitoren e sotme 5-0 kundër Bremen me golat e Xhakës, Boniface dhe 3 nga Wirtz në Bundesligën gjermane, ‘aspirinat’ siguruan matematikisht titullin kampion.

Leverkusen ka aktualisht 79 pikë në kampionat në 29 ndeshje të luajtura ku kanë ngelur edhe 5 të tilla për t’u luajtur, duke e ndjekur Bayern dhe Stuttgart me 63 pikë.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner