Alb-News

Lajme Shqip

Zbulohen detaje të reja nga zhdukja e 3 vjeçarit, nusja konflikt me prindërit e bashkëshortit

3 vjeçari i zhdukur ditët e fundit ende nuk është gjetur, pas marrjes nga gjyshi i tij.

Gjyshi, Rexhep Gjuni është arrestuar nga policia pasi ka marr nipin nga nëna e tij pa të drejtë, gjithashtu kujtojmë se bashkëshorti i nënës së fëmijës gjithashtu dhe djali i Rexhepit ka humbur jetën rreth një vit më parë në një aksident automobilistik.

Gjyshja, Berile Gjuni është zhdukur së bashku me fëmijën dhe dyshohet se kjo ka ndodhur e gjitha prej frikës se nusja mund të largohej jashtë vendit dhe të mos i lejonte të shihnin nipin. Gjithashtu dyshohet edhe se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit të tyre.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner