Alb-News

Lajme Shqip

Zbulohet nga kamerat e sigurisë itenerari i Alma Arrazit përpara zhdukjes

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër ka tronditur opinion publik. Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e mitur u vetëmbytën në lumin Buna, ku vetëm dy prej trupave të fëmijëve janë gjetur aktualisht.

Dyshohet se 39 vjeçarja e ndërmori këtë akt pas dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi i cili është arrestuar nga policia.

Nga sigurimi i videove filmike nga kamerat përreth duke se përpara aktit të rëndë (2 maj 2024), Alma ishte në kafe me motrën e bashkëshortit ku kanë ndejt aty për rreth dy orë së bashku me fëmijët.

Rreth orës 20:10 ato janë ngritur nga kafeneja dhe Alma ka shkuar në drejtim të urës së lumit Buna kurse motra e Erdgysit në drejtim të kundërt.

Alma i kishte thënë kunatës se nga aty do të vinte i vëllai me taksi dhe do të shkonte nga ai për rreth një javë sa të qetësohej.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner