Alb-News

Lajme Shqip

Zhvillimi i një truri të shëndetshëm për fëmijën tuaj?! Këto janë ushqimet

Udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) renditin proteinat, zinkun, hekurin, acidet folike, disa vitamina dhe acide yndyrore të pangopura si lëndët ushqyese më të rëndësishme për zhvillimin e trurit tek fëmijët.

Dr.Sarah Jane Schwarzenberg, shprehet: “Rekomandohet ushqyerja me gji deri në moshën rreth gjashtë muajsh. Pas kësaj, qumështi i gjirit nuk mund të sigurojë sasinë e hekurit dhe zinkut që kanë nevojë për foshnjat në rritje.

Shumë ushqime për fëmijë janë të fortifikuara me zink dhe hekur. Drithërat për foshnjat gjithashtu janë të fortifikuara me këto lëndë ushqyese dhe mund të jenë ushqime të para të mira për foshnjat.

Përveç qumështit të gjirit, ushqimi më i mirë për foshnjat është mishi i pasur me proteina dhe fruta e perime që përmbajnë vitamina dhe minerale të ndryshme”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner