Alb-News

Lajme Shqip

Aksident i rëndë në Fier, policia jep detajet

Ditën e sotme rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi M. L., 57 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasi Dh. L., 37 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, shtetasit M. L., Dh. L., si dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Toyota” shtetaset I. D., dhe A. D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit’ njofton policia.

Komento

Consent Management Platform by Real Cookie Banner