Alb-News

Lajme Shqip

Aksident ne Korçë-Maliq!/ Tre persona të plagosur si pasojë e aksidentit

Pasditen e kësaj të mërkure ka ndodhur një aksident në aksin nacional Korcë-Maliq në afërsi të fshatit Vloçisht.

Janë përplasur dy makina me njëra-tjetrën e si pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas. Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ka njoftuar policia.

Sakaq policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

“Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Dacia” me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, të cilët u dërguan për mjekim në spital”,- njofton Policia.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner