Alb-News

Lajme Shqip

Nuk i pëlqeu mishi, klienti bën për spital kuzhinjerin shqiptar në Selanik

Greqi– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku një klient ka goditur me mjet prerës (thikë) kuzhinjerin e një restoranti.

Sipas mediave greke kuzhinjeri shqiptar dha dëshminë e tij ku u shpreh: “Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, ai vjen këtu prej pesë vitesh. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike, ai kishte ikur. Dua të ha diçka të lehtë më tha dhe i thashë, që kam supë pule, kam oriz jeshil dhe ai më tha, jo jo ashtu, pak mish dhe i thash që mungon mishi”.

Më tej klienti shprehet se nuk ishte i vetëdijshëm për aktin e kryer dhe se ishte nën efektin e alkolit./Alb-News

Consent Management Platform by Real Cookie Banner