Alb-News

Lajme Shqip

Arrestohet 55-vjeçari/ Dhunoi bashkëshorten!

Një 55-vjeçar në Tropojë është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se është arrestuar pasi 55-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten. Në njoftimin e policisë bëhët me dije se i arrestuari është 55-vjeçari me iniciale I. S. ndërsa materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 55 vjeç, banues në fshatin Gri, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner