Alb-News

Lajme Shqip

Flet neurokirurgu: Përse vuajnë më shumë meshkujt nga disa sëmundje neurologjike?

Neurokirurgu, Artur Xhumari, shefi i shërbimit të Neokirurgjisë, ka folur për sëmundjet neurologjike. Xhumari tha se meshkujt vuajnë nga disa sëmundje neurologjike, siç është Stroku, më shumë se femrat, për shkak të mbrojtjes që ato kanë.

Ai shtoi gjithashtu se e bërtitura ndonjëherë është çlirimi i një emocioni negativ, që e nxjerr jashtë dhe çlirohesh.

Çfarë shprehet Xhumari në emisionin “Good Morning Albanians”:

“Ka sëmundje të vërteta që është Stroku, se ai është kryesori. Ai ndodh më shpesh te meshkujt sesa te femrat, për shkak të mbrojtjes që i ofrojnë hormonet femërore. Migrena është më e shpeshtë te femrat. Ajo që diskutohet në këtë mes, pse bëhen këto studimet, por kështu është nuk ka ndonjë diskutim.

Nuk është të gjesh faktorë që ti nuk i modifikon dot. Mosha, gjinia. E bërtitura është çlirimi i një emocioni negativ që ti e nxjerr jashtë dhe i bën mirë shëndetit tënd. Ke dy mënyra për të nxjerrë inatin, njëra është bërtit me kë ke përballë, tjetra është shko te psikologu, paguaj ca seanca dhe shprehu atje. Nëse të bie rasti që ta kesh psikologun në shtëpi është më mirë”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner