Alb-News

Lajme Shqip

Burri i mori jetën çiftit të moshuarve, flet mes lotësh bashkëshorja: ‘Pse nuk shkarkoi tek unë…ku të vetë të mbytem?!…’

Mes lotësh bashkëshortja e Thoma Mastorës ka folur për ngjarjen e rëndë ku bashkëshorti i saj akuzohet se i mori jetën çiftit të moshuarve në Dropull.

Eftiqia Mastora shprehet: ” Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera. Më mirë mua, jo botën. Botën jo!

Ça i mungoi? I munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua?! Ça faji kam unë tani?! Ça të bëj unë, të vras veten?! Është mëkat apo nuk është kështu?! Ça të bëj?! Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem?!

Consent Management Platform by Real Cookie Banner