Alb-News

Lajme Shqip

Zbulohen nga kamerat e sigurisë lëvizjet e fundit të nënës me tre fëmijët

Alma Arazi së bashku me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur që prej datës 3 maj, ku së fundmi fëmija 9 vjeçar është gjetur pa jetë në lumin Buna dhe dyshohet se edhe vetë Alma së bashku me fëmijët e tjerë mund të jenë vetëmbytur në lumë.

Nga kamerat e sigurisë së një biznesi janë filmuar 39-vjeçarja së bashku me 3 fëmijët e mitur pasditen e 2 Majit, ndërsa më 3 maj bashkëshorti i saj Ergys Arazi ka denoncuar mungesën e tyre.

Dyshohet se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur më 2 maj në darkë.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner