Alb-News

Lajme Shqip

Donte tu merte jetën me makinë në Shkodër!/ Kush është autori?!

Nënë e bir janë plagosur sot pasi një burrë tentoi t’i vrasë duke i përplasur me makinë. Bëhet fjalë për një 38 vjeçar, infermier në qendrën shëndetësore Bushat dhe nënë e bir gjithashtu infermierë në këtë qendër mjekësore.

Ngjarja ndodhi sot kur Mersin Mlloja tentoi të vriste 2 shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, thanë se pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: Mersin Mlloja, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ky shtetas, akuzohet se dje në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Automjeti që drejtonte shtetasi Mersin Mlloja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner