Alb-News

Lajme Shqip

Dalin fotot!/Ky është autori qe tentoi të merrte jetën e kolegëve

Del foto e infermierit 38 vjeçar që tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat së bashku dhe me autorin.

Duket se mes tyre ka pasur një konflikt, i arrestuar është Mersin Mlloja. ‘Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mersin Mlloja 38 vjeç banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë’ citon policia.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner