Alb-News

Lajme Shqip

E rëndë! Bashkëshorti i merr jetën gruas së vetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë ku bashkëshorti i ka marrë jetën gruas së vetë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi u shpreh:

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner