Alb-News

Lajme Shqip

Shi dhe reshje dëbore, parashikimi për ditën e sotme, e mërkurë 17 prill

Moti pësoi një ndryshim drastik ku teksa koha ishte me temperatura vere, shkoi direkt në temperatura dimri.

Për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje do të ketê reshje të dobta dëbore.

Temperaturat pritet të jenë, në zonat malore 10 deri 15°C, në zonat e ulëta 10 deri 19°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 18°C.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner