Alb-News

Lajme Shqip

Kush ishte Gentjan Bejtja?! I kishte shpëtuar 3 atentateve

GENTJAN BEJTJA

Kush ishte Gentjan Bejtja?!

Gentjan Bejtja ish-Polic i burgjeve që u ekzekutua ditën e sotme i kishte shpëtuar tre atentateve më herët.

Ai njihej si informator apo nxjerre në pritë të disa ekzekutimeve të ndodhura në Durrës dhe Tiranë, një ndër to edhe ekzekutimi i Brilant Martinaj.

Atentatet të cilat Bejtja i shpëtoi janë ato më datë 4 Korrik të vitit 2023, ku iu bë jashtë ambienteve të banesës, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagosën ai vet bashkë me dy djemtë e tij, 10 dhe 13 vjeç.

Atentati i tjetër ishte ai 9 Janarit të vitit 2022, ku iu bë në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ku mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeç Klodian Stafuka teksa ishin në automjet së bashku.

Edhe në shtator 2016 Bejtjës iu bë një atentat me eksploziv në makinë ku u plagos.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner