Alb-News

Lajme Shqip

Nuk kanë të ndalur tërmetet ne Ballkan!/Tjetër tërmet ne Malin e Zi

Një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, goditi Malin e Zi. Tërmeti u regjistrua në orën 12:10 në afërsi të Nikshiqit, në një thellësi prej 10 kilometrash, pra 28 kilometra nga Bileça në Bosnje-Hercegovinë, raporton EMSC.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 5.7 gradë të shkallës Rihter, tronditi territorin e Malit të Zi në orën 04:06 të mëngjesit të së enjtes.

Kanë bërë të ditur Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi, se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë dhe epiqendra, ka qenë pesë kilometra nga qyteti Caradje në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.

Pas tërmetit të parë dhe më të fortë, toka nuk ka pushuar së lëkunduri dhe janë regjistruar një numër tërmetesh më të dobëta.

Consent Management Platform by Real Cookie Banner